Dhunë në familje në Skenderaj: Gruas i lëshohet urdhër mbrojtës, burri dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. “DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për […]
![Dhunë në familje në Skenderaj: Gruas i lëshohet urdhër mbrojtës, burri dërgohet në mbajtje](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/657781-dhune-ne-familje-ne-skenderaj-gruas-i-leshohet-urdher-mbrojtes-burri-dergohet-ne-mbajtje.jpg)
Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”