Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan

Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura politike në SHBA, Alexandria Ocasio-Cortez (e njohur si AOC) në zemër të Nju Jorkut The post Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan appeared first on Albinfo.

Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan

Quhet Diamant, është një emër i ri në skenën politike amerikane, por me rrënjë të thella shqiptare. Zyrtarisht i ka hyrë garës për një vend në Kongresin Amerikan. Me origjinë nga Kosova dhe me një histori emigrimi që daton nga viti 1991, Hysenaj sot përfaqëson shembullin e suksesit të ndërtuar nga zeroja dhe tani synon të jetë zëri i komuniteteve që, sipas tij, janë lënë në harresë, shkruan albinfo.ch.

I vendosur në Bronks, aty ku dikur nisi jetën si refugjat, 42-vjeçari ka ngritur një kompani ndërtimi që ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qindra familjeve. Si një lider komuniteti dhe sipërmarrës i suksesshëm, ai ka vendosur të sfidojë një nga figurat më të njohura të politikës progresive në SHBA: Alexandria Ocasio-Cortez (AOC).

Në garën për distriktin e 14-të të Kongresit, Hysenaj kandidon si republikan, duke vënë theksin te çështjet lokale si infrastruktura, mbështetja për bizneset e vogla, siguria publike dhe politika më të balancuara për emigracionin. Ai kritikon kundërshtaren e tij për, siç thotë, “fokusin e tepërt në ideologji dhe axhenda kombëtare, duke lënë pas dore nevojat reale të komunitetit”.

Për Hysenajn, kjo nuk është vetëm një garë politike – është një kapitull i ri për përfaqësimin e një zëri të ri: një zë që buron nga përvoja, përkushtimi dhe rrënjët shqiptare në zemër të Amerikës. /Albinfo.ch

The post Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan appeared first on Albinfo.