Diaspora kosovare sjell mbi 785 milionë euro, oksigjeni financiar i ekonomisë kosovare

Diaspora kosovare dërgon mbi 785 milionë euro në shtatë muajt e parë të vitit 2025 The post Diaspora kosovare sjell mbi 785 milionë euro, oksigjeni financiar i ekonomisë kosovare appeared first on Albinfo.

Diaspora kosovare sjell mbi 785 milionë euro, oksigjeni financiar i ekonomisë kosovare

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi remitancat dhe bilancin e pagesave. Sipas raportit, diaspora kosovare ka dërguar 785.06 milionë euro deri në korrik të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch.

Vetëm në muajin gusht 2025, remitancat arritën në 143.4 milionë euro, duke e çuar totalin për tetë muajt e parë në rreth 928.48 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre dërgesave është realizuar përmes institucioneve financiare jo–bankare (41.02%), bankave komerciale (17.19%) dhe kanaleve të tjera (41.79%).

Bilanci i pagesave dhe tregtia e jashtme

• Deri në korrik 2025, deficiti i llogarisë rrjedhëse arriti në 742.18 milionë euro, që është 206.40 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

• Bilanci tregtar në mallra shënoi deficit prej 3.19 miliardë euro, një rritje prej 19.03%krahasuar me vitin paraprak.

• Eksportet: 528.27 milionë euro (rënie 1.71%)

• Importet: 3.72 miliardë euro (rritje 15.57%)

Shërbimet dhe të ardhurat

• Llogaria e shërbimeve ka mbetur pozitive, me vlerë 1.11 miliardë euro, duke u rritur me 22.25% krahasuar me vitin e kaluar.

• Të ardhurat parësore arritën në 184.93 milionë euro (rritje prej gati 62.4%).

• Të ardhurat dytësore – ku përfshihen remitancat – regjistruan bilanc pozitiv prej 1.15 miliardë euro (rritje 2.74%).

Investimet dhe asetet financiare

• Investimet e huaja direkte (IHD) në Kosovë deri në korrik 2025 arritën 540.94 milionë euro (+24.24%).

• Investimet e kosovarëve jashtë vendit ishin 212.78 milionë euro.

• Asetet rezervë u rritën në 201.48 milionë euro (+30.22%), falë depozitave të shtuara me 264.06 milionë euro, edhe pse investimet në letra me vlerë ranë për 62.58 milionë euro.

Pozicioni ndërkombëtar dhe borxhi i jashtëm

Në tremujorin e dytë të vitit 2025:

• Asetet ndërkombëtare u rritën për 280.91 milionë euro, duke arritur në 8.41 miliardë euro.

• Detyrimet ndërkombëtare u rritën për 468.12 milionë euro, duke arritur në 10.96 miliardë euro.

• Borxhi i jashtëm bruto u rrit në 4.43 miliardë euro (+218.19 milionë euro nga tremujori paraprak).

Struktura e borxhit të jashtëm

• Borxhi publik: 1.02 miliardë euro (23.03% e totalit), prej të cilit 857.81 milionë euro i takojnë qeverisë.

• Borxhi privat: 3.41 miliardë euro, i ndarë ndër:

• Bankat komerciale – 21.10%

• Kompanitë me investime direkte – 27.31%

• Sektorë të tjerë – 51.59%

/Albinfo.ch

 

The post Diaspora kosovare sjell mbi 785 milionë euro, oksigjeni financiar i ekonomisë kosovare appeared first on Albinfo.