Dijonis Biba ka një dedikim pasi fitoi “Ferma VIP”

Dijonis Biba u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ai u shpall si më i preferuari i publikut ku rrëmbeu gjithashtu çmimin prej 100 mijë €. Ai ka dhënë një intervistë në “Vizioni i Pasdites” teksa ka folur për eksperiencën e tij në fermë dhe është shprehur se këtë […]

Dijonis Biba ka një dedikim pasi fitoi “Ferma VIP”

Dijonis Biba u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ai u shpall si më i preferuari i publikut ku rrëmbeu gjithashtu çmimin prej 100 mijë €.

Ai ka dhënë një intervistë në “Vizioni i Pasdites” teksa ka folur për eksperiencën e tij në fermë dhe është shprehur se këtë fitore ia dedikon nënës së tij të ndjerë.

Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfida, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.

“Çmimin e madh ia dedikoj nënës sime që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës sime mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca ime”, tha Dijonisi.