Dili: Glauk Konjufca mund të rikthehet si kryetar i Kuvendit
Komentatori politik, Visar Dili ka deklaruar se mund të ketë ndryshime në propozimet e VV-së për të parin e Kuvendit. Dili në intervistë për emisionin “Gazeta” të Kanal10 tha se kandidatja e deritashme, ish-ministrja, Albulena Haxhiu do të tërhiqet nga gara duke e rikthyer Glauk Konjufcën për edhe një mandat tutje. Ai gjatë kësaj interviste

Komentatori politik, Visar Dili ka deklaruar se mund të ketë ndryshime në propozimet e VV-së për të parin e Kuvendit.
Dili në intervistë për emisionin “Gazeta” të Kanal10 tha se kandidatja e deritashme, ish-ministrja, Albulena Haxhiu do të tërhiqet nga gara duke e rikthyer Glauk Konjufcën për edhe një mandat tutje.
Ai gjatë kësaj interviste tregoi edhe disa informacione të cilat thuhet se i paraqesin kërkesat e kreut të Nismas, Fatmir Limaj.
“Në bazë të informacioneve të cilat unë i kam, z. Limaj ka kërkuar pesë ministri e përveq tyre e ka edhe një kërkesë me pesë pika, disa ligje të cilat Vetvendosje duhet t’i qoj përpara. E para ka të bëj me ligjin e veteranëve, ligji sa i përket zgjedhjeve pragu të kaloj nga 3% në 2%, dhe disa ligje tjera të cilat po ndryshojnë hera herë. Pesë ministri për tre deputetë, është e tepërt por demokracia ia lejojnë edhe këtë pjesë. Nuk besoj se do të jetë fare Albulena Haxhiu pretendente për kryetare të Parlamentit, besoj që z.Konjufca do të rikthehet përsëri“, deklaroi ai.
Më shumë detaje: