“Dimal Bashës po i luhet një lojë nga Vetëvendosje” / Ejupi-Hajzeraj
Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ka komentuar publikimin e një artikulli ku thuhet se kryeparlamentari Dimal Basha është bashkautor në punimin ku shkruhet kundër UÇK-së. Hajzeraj në “Adresa” ka thënë se kjo është e pafalshme për një deputet e lëre më për kryetar të Kuvendit, teksa ka shtuar se këtu është edhe një strategji tjetër

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj e ka komentuar publikimin e një artikulli ku thuhet se kryeparlamentari Dimal Basha është bashkautor në punimin ku shkruhet kundër UÇK-së.
Hajzeraj në “Adresa” ka thënë se kjo është e pafalshme për një deputet e lëre më për kryetar të Kuvendit, teksa ka shtuar se këtu është edhe një strategji tjetër që po luhet nga LVV-ja.
“Mendojë se Bashës po i luhet një lojë apo një strategji e brendshme nga LVV-ja, pse nuk doli më herët kjo por tani, me sa duket VV-ja po shkon asaj rruge që me i ba presion publik dhe me e shkarku Bashën dhe me e qitë Albulena haxhiun në vend të tij”, tha Ejupi-Hajzeraj. /Gazeta10