Dita e bizneseve të qëndrueshme: “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nxit praktikat e qëndrueshme të biznesit”

“Dita e bizneseve të qëndrueshme” është ngjarja që u mbajt në hotel Hilton në Shkup, e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Qëllimi i ngjarjes ishte të nxisë The post Dita e bizneseve të qëndrueshme: “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nxit praktikat e qëndrueshme të biznesit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Dita e bizneseve të qëndrueshme: “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nxit praktikat e qëndrueshme të biznesit”

“Dita e bizneseve të qëndrueshme” është ngjarja që u mbajt në hotel Hilton në Shkup, e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Qëllimi i ngjarjes ishte të nxisë diskutim mbi rëndësinë e praktikave të qëndrueshme në sektorin e biznesit dhe të promovojë zgjidhje inovative që kontribuojnë për ndryshime pozitive shoqërore në drejtim të efikasitetit energjetik dhe menaxhimit ekologjik të mbetjeve.

Në kuadër të ngjarjes, u mbajt panel diskutimi me temën “Nxitja e praktikave të qëndrueshme të biznesit në Maqedoninë e Veriut”. Pesë kompani – Multipark Izairi, Vezë Shari, Inospektar, Likuki Home dhe BFM morën Çertifikatë për qëndrueshmëri që demonstron përkushtimin e tyre dhe gatishmërinë për inovacion në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe një të ardhmeje më të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë ngjarja, ofroi mundësi për rrjetëzim dhe bashkëpunime të ardhshme mes të pranishmëve.

Sipas Kryetarit të OEMVP, z. Mendi Qyra: “Aspiratat tona për integrim në Bashkimin Evropian, janë arsye shtesë për tu përqendruar në reformat të cilat na shpien drejt krijimit dhe transformimit në biznese të qëndrueshme, kështu duke i ulur kostot, duke e ruajtur ambientin dhe duke e ruajtur të ardhmen tonë ekologjike, ekonomike dhe financiare për gjeneratat që pasojnë. Ai i ftoi të gjitha kompanitë të përfitojnë nga mundësitë që ofron OEMVP, duke pasur parasysh që ne bashkëpunojmë me partnerë relevantë me ekspertizë të jashtëzakonshme si USAID, Konsulenca për Zhvillim Strategjik, Shoqatën për Menaxhim dhe Konsulencë MKA-2000.

Në këtë ngjarje u drejtua edhe përfaqësuesja e USAID-it për Maqedoninë e Veriut – znj. Li Veber, e cila theksoi se efikasiteti energjetik është i rëndësishëm për prosperitetin ekonomik dhe rritjen e qëndrueshme. “Ndërsa ndodhemi në udhëkryqin e një epoke transformuese, ju – sektori privat – duhet të ndiheni të inkurajuar! Praktikat e qëndrueshme të biznesit mund të riformësojnë peizazhin energjetik. Investimet tuaja mund ta shndërrojnë efikasitetin energjetik në standard.”

Fokusi i projektit të zbatuar nga OEMVP si pjesë e “Aktivitetit për fuqizimin e ekosistemit afarist” është inkuadrimi i shërbimeve të reja për anëtarët për zgjidhje efikase energjetike dhe mbrojtjen e mjedisit për të kontribuar në qëndrueshmërinë e sistemit energjetik përmes uljes së përdorimit të lëndëve djegëse fosile, duke u përballur me krizën klimatike dhe duke ruajtur mjedisin.

“Si rezultat i partneritetit me USAID-in dhe kompaninë tonë, Oda Ekonomike e Maqedonisë VeriPerëndimore ka zhvilluar dy shërbime të reja – auditime energjetike dhe menaxhimin e mbeturinave – të cilat do t’i ndihmojnë kompanitë të jenë më rezistente ndaj krizave dhe të përshtaten me kërkesat e tegut Evropian në drejtim të transformimit të gjelbër, infrastrukturës me efikasitet energjetik dhe përmirësimit të konkurrencës ekonomike”, deklaroi Kristina Haxhi-Vasileva, drejtoreshë ekzekutive e Konsulencës për zhvillim strategjik.

Iniciativën “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” e implementon OEMVP në bashkëpunim me MKA-2000 dhe është pjesë e projektit “Aktiviteti për fuqizimin e ekosistemit afarist”, të financuar nga USAID dhe i zbatuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik.

The post Dita e bizneseve të qëndrueshme: “Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nxit praktikat e qëndrueshme të biznesit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .