Dita e çlirimit pa çlirimtarët

Sot bëhen plot 25 vite prej kur është çlirua Kosova, nga regjimi serb. Për rreth 78 ditë bombardime të NATO-s ndaj forcave dhe qarqeve serb, u arrit që Kosova të çlirohej. Por ndryshe nga vitet tjera, për të tretin vit me radhë, Kosova po e feston ditën e saj të çlirimit, pa protagonistët e çlirimit […]

Dita e çlirimit pa çlirimtarët

Sot bëhen plot 25 vite prej kur është çlirua Kosova, nga regjimi serb. Për rreth 78 ditë bombardime të NATO-s ndaj forcave dhe qarqeve serb, u arrit që Kosova të çlirohej.

Por ndryshe nga vitet tjera, për të tretin vit me radhë, Kosova po e feston ditën e saj të çlirimit, pa protagonistët e çlirimit të saj.

Ndonëse Kosova po e feston këtë ditë, ish-udhëheqësit e UÇK-së të Speciales, tash e gati tri vite po mbahen në Gjykatën e Hagës, për akuza të ndryshme e që kanë të bëjnë kryesisht për luftën e fundit në Kosovë.

Rreth kësaj dite, kanë folur avokatët e certifikuar dhe ish-komandantë të UÇK-së.

Lushtaku: Nëse Thaçi dhe Veseli janë fajtorë atëherë jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku tha për “Front Online” se në ditën e Çlirimit të Kosovës mungojnë ish krerët e saj dhe se beson në pafajësinë e tyre.

“Unë dhe qytetarët e Kosovës i besojmë çlirimtarëve dhe uroj që çlirimtarët, pa dallim, t’i kthehen familjeve të tyre, t’i kthehen vendit të tyre sepse unë jam i bindur që akuzat që ua prodhojnë nga Serbia nuk qëndrojnë asnjëra nga to. Prandaj, mendoj që është gjykatë politike dhe shpresoj që qytetarët e Republikës së Kosovës dhe marshi i UÇK-së që ishte gjatë vitit të kaluar, tregon që gjithë ata janë të pafajshëm”, tha ish komandanti i UÇK-së.

Ai tha se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe se nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë fajtorë atëherë “jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së”.

“Nëse Hashim Thaçi dhe të tjerët janë fajtorë, jemi edhe ne që nuk jemi në Hagë, por qëndrojmë në Kosovë dhe jemi të lirë. Do të thotë që nëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë fajtorë. atëherë jemi të gjithë ne pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai.

Lushtaku tha se vërehet mungesa e tyre çdo ditë, por në veçanti në ditë të veçanta siç është kjo e çlirimit.

“Sidmos këto ditët e veçanta që janë, sikur Dita e Çlirimit dhe festave tjera mungesa e ish krerëve të UÇK-së ndihet shumë më shumë, sikur tek familjarët, miqtë dhe gjithë dashamirët e tyre”, tha Sami Lushtaku për Front Online.

Avokatja Gashi: E dhimbshme që sot mungojnë akterët kryesor të luftës, bashkë me NATO-n e sollën lirinë

Fehmije Gashi, avokate e akredituar nga Specialja, thotë për “Front Online” se është e dhimbshme që në Ditën e Çlirimit mungojnë akterët kryesor të luftës, të cilët krah për krah me NATO-n e kanë sjellë këtë liri dhe ata sot janë në bankën e të akuzuarve

“Fati i tyre që janë në Gjykatën e Hagës, të cilën edhe vet e kanë votuar duke e vënë në dukje pastërtinë e tyre dhe presin një gjykim në favor të tyre. Natyrisht, është shumë e dhimbshme sepse sot mungojnë akterët kryesor të luftës, të cilët krah për krah me NATO-n e kanë sjellë këtë liri dhe ata sot janë në bankën e të akuzuarve. Mirëpo, do e shohim drejtësinë si do të vendos në fund”, tha avokatja.

Poashtu, Gashi thotë se proceset gjyqësore në përgjithësi zgjasin shumë dhe rrjedhimisht edhe procesi kundër ish krerëve të Uçk-së nënkupton që do të zgjasë.

“Vetë fakti që deri më tani ende nuk janë kryer dëshmitarët e Prokurorisë, do të thotë që proceset gjyqësore në përgjithësi shkojnë ngadalë, për shkak se tani është në pyetje çdo provë duke u analizuar. Edhe në këtë rast procesi nuk po shkon shpejt përkundër faktit që Kodi i Procedurës Penale i detyron të gjitha palët, kur palët janë në paraburgim dhe ndërmarrin veprime sa më të shpejta në një kohë të arsyeshme për të zhvilluar një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, por vetë fakti që ende nuk janë kryer provat e Prokurorisë dhe natyrisht që edhe mbrojtja e akuzuarve i ka privat e veta, nënkupton që ky proces do të zgjasë shumë”, tha ajo.

Avokatja këtë zgjatje e sheh si fakt që vendimi kalon nëpër disa etapa dhe instanca.

“Kjo marrë parasysh se një herë do të marrë vendim Gjykata e shkallës së parë pastaj E drejta ligjore që do të vazhdohet me Gjykatë të Apelit edhe me instanca tjera, kështuqë kjo lë brengën se do të ketë ende kohë për të ardhë deri tek vendimi”, tha Gashi për Front Online.

Qerkini: Krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë, kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë është thelbësor

Artan Qerkini, avokat i certifikuar për Zyrën e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë thekson se krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë sepse kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës është thelbësor.

“Krerët e UÇK-së e kanë vendin në Kosovë çdo ditë, por sidomos për festa sepse kontributi i tyre për lirinë e pavarësinë e Kosovës është thelbësor. Ata do duheshin të ishin prezent, t’i shijojnë frytet e kontributit të tyre. Shpresojmë që Gjykata Speciale sa më parë të filloj t’i zbatoj ato parimet e të drejtës ndërkombëtare lidhur me paraburgimin. U bë  një kohë shumë e gjatë që ata janë në paraburgim se shumica e tyre kanë kontribuar vet që të bëhet Gjykata prandaj nuk ekziston asnjë rrezik që ata të arratisën. Mbajtën e tyre në paraburgim e konsideroj të padrejtë dhe në kundërshtim me standardët ndërkombëtare”, tha Qerkini.

Avokati konsideron se procesi është zvarritur pa nevojë dhe se është vështirë të prognozohet se sa do të zgjasë ky proces.

“Procesi është zvarritur pa nevojë dhe kjo si pasojë e numrin të madh të dëshmitarëve të propozuar nga ana e Prokurorisë. Wshtë vështirë të prognozohet sa do të zgjasë procesi, krejt varet se në tetor i është dhënë një afat Prokurorisë që detyrimisht ta njoftojë Gjykatën se cili dëshmitar do heqë dorë dhe varësisht prej numrit të dëshmitarëve që do të heqin dorë varët edhe kohëzgjatja e gjykimit, kjo do të dihët në tetor të këtij viti”, tha ai.

Në fund, avokati Qerkini tha se nëse Kosova anëtarësohet në KiE, të gjithë qytetart kanë mundësi t’i drejtohën Gjykatës së Strasburgut.

“Ankesat vazhdimisht janë parashtruar në procedurë të rregulltë në të gjitha seancat gjyqësore, mirëpo të gjitha këto ankesa kanë hasur në vesh të shurdhër. Shpresojmë që Kosova shpejt të anëtarësohet në KiE e tani të gjithë qytetart kanë mundësi t’i drejtohën të gjitha Gjykatave të Strasburgut. Nëse jo mbrojtja në liri t’i zbutët masa e paraburgimit sepse paraburgimi është masa më e rëndë procedurale që mund t’i shqiptohët një personi i cili është duke u gjykuar”, tha Qerkini për Front Online.