Dita e parë e shkollës për 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut
Sot, 18 gusht 2025, rreth 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut përjetuan ditën e tyre të parë në kopsht. Me fillimin e vitit të ri shkollor, kantoni përuroi gjithashtu edhe objektin e ri të Shkollës Profesionale të Ndërtimtarisë në Cyrih. Më shumë hapësira shkollore Në Kantonin e Cyrihut filloi sot viti shkollor 2025/26. Aktualisht, 162’800 […] The post Dita e parë e shkollës për 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut appeared first on Albinfo.

Sot, 18 gusht 2025, rreth 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut përjetuan ditën e tyre të parë në kopsht. Me fillimin e vitit të ri shkollor, kantoni përuroi gjithashtu edhe objektin e ri të Shkollës Profesionale të Ndërtimtarisë në Cyrih.
Më shumë hapësira shkollore
Në Kantonin e Cyrihut filloi sot viti shkollor 2025/26. Aktualisht, 162’800 nxënës ndjekin shkollat publike, kopshtin, shkollën fillore ose atë të mesme të ulët.
Numri i nxënësve vazhdon të rritet, por këtë vit me vetëm 990 fëmijë më shumë, që është më pak se vitet e kaluara.
15’500 fëmijë filluan kopshtin (në total 31’100).
15’800 fëmijë hynë në klasën e parë.
Në total 95’500 nxënës ndjekin shkollën fillore.
36’200 të rinj janë në shkollat e mesme të ulëta.
Edhe gjimnazet dhe shkollat profesionale kanë rifilluar mësimin pas pushimeve verore. Drejtoresha e Arsimit, Silvia Steiner, uroi të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një fillim të mbarë dhe sot vizitoi shkollën fillore Chrüzächer në Regensdorf. Ajo theksoi se pothuajse të gjitha vendet e punës për mësuesit janë mbuluar me sukses.
Shkollë e re profesionale
Shkolla Profesionale e Ndërtimtarisë (BBZ) këtë javë fillon mësimin në objektin e saj të ri në Limmatstrasse, në qendër të Cyrihut. Aty ka hapësira për 1’600 nxënës në profesione të ndryshme të fushës së ndërtimtarisë.
Për shkak të rritjes së numrit të nxënësve, disa gjimnaze si Freudenberg, Enge dhe Küsnacht po përdorin edhe klasa të përkohshme (kontejnerë).
12’821 kontrata të reja pune praktike
Pas pushimeve verore, shumë të rinj fillojnë periudhën e tyre të formimit profesional. Deri në fund të korrikut 2025 janë lidhur 12’821 kontrata të reja pune për arsimin profesional bazë (2 deri në 4 vite).
Pesë profesionet më të zgjedhura janë, ekonomist/e biznesi (1’788), kujdestar/e sociale (1’388), punonjës/e shëndetësie (1’041), shitës/e me pakicë (749), informatik/e (412)
The post Dita e parë e shkollës për 15’500 fëmijë në Kantonin e Cyrihut appeared first on Albinfo.