Në ditën e 17-të s’pati dakordim për ligjin e Speciales, protestuesit nga sheshi te Ministria e Drejtësisë

Edhe sonte në sheshin kryesor të Prishtinës, është zhvilluar protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së.
Sonte, për herë të 17 radhazi, qytetarët mbushën sheshin Skënderbeu, duke mbajtur pankarta me mesazhe të ndryshme në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së.
Pas protestës, qytetarët u nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë. Të njëjtit, edhe sonte si në netët e kaluara, kanë kërkuar që të votohet ligji për Specialen.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



