“Do ta shtyp Nedën me makinë”, Rozanës ia ‘rikujtojnë’ çka kishte shkruar para 14 viteve – Tregon a mendon ende njëjtë
Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 nisi me një moment të papritur dhe të tensionuar. Rozana Radi u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku iu transmetua një status i saj i bërë 14 vite më parë, në të cilin shprehej ashpër ndaj opinionistes aktuale të BBVA, Neda Ballukut. Statusi, i publikuar…

Rozana Radi u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku iu transmetua një status i saj i bërë 14 vite më parë, në të cilin shprehej ashpër ndaj opinionistes aktuale të BBVA, Neda Ballukut.
Statusi, i publikuar më 17 mars 2011, gjatë edicionit të katërt të Big Brother Albania, kur Neda ishte një banore e zakonshme, lexonte: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shyp me makinë… uaaa më acaroi”.
Ky postim i vjetër shkaktoi një debat të madh brenda spektaklit, duke sjellë një përballje të drejtpërdrejtë mes Rozanës dhe Nedës.Në mes të diskutimeve të ashpra dhe tensioneve të dukshme, Rozana kërkoi falje, duke shpjeguar se qëndrimet e saj nga ajo kohë nuk janë më të njëjta sot dhe se komenti në Facebook nuk ishte bërë me qëllim serioz.
Pavarësisht sqarimeve të saj, situata nxiti një diskutim të gjerë në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t reaguan ndaj deklaratës së Rozanës dhe mënyrës se si u trajtua ky moment brenda spektaklit.