Donald Trump dhe Vladimir Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin kanë diskutuar armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit në një telefonatë sot. Lajmin e ka konfirmuar ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov. Ushakov tha se Putin dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe se të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në […] The post Donald Trump dhe Vladimir Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran appeared first on Albinfo.

Donald Trump dhe Vladimir Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin kanë diskutuar armiqësitë midis Iranit dhe Izraelit në një telefonatë sot.

Lajmin e ka konfirmuar ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Ushakov tha se Putin dënoi sulmet izraelite ndaj Iranit dhe se të dy udhëheqësit nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit, shkruan skynews.

Tutje ai u citua të ketë thënë se Putin konfirmoi gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimeve, biseda zgjati rreth 50 minuta teksa u përshkrua si kuptimplotë dhe e dobishme.

The post Donald Trump dhe Vladimir Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran appeared first on Albinfo.