KPK e dorëzon nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror te Presidenca

KPK e dorëzon nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror te Presidenca

KPK e dorëzon nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror te Presidenca

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit të KPK-së, dokumentacioni i plotë shoqërues i procesit të përzgjedhjes është përcjellë te ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.

“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, thuhet në njoftim.

Pas dorëzimit të dokumentacionit, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca.

“Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, theksohet në njoftim.

Me pak fjalë

KPK ka dorëzuar nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror te Presidenca, duke i përcjellë dokumentacionin e plotë procesit të përzgjedhjes Albulena Haxhiu. Tani, procedura kalon në fazën e trajtimit nga institucioni i lartë.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.