“Drama” me Kuvendin – Nrecaj: Gjithë kjo katrahurë, është tallje me qytetarët
Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës. Anton Nrecaj zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës i quajti një katrahurë dhe se gjithë këto ngjarje, siç i quan ai, janë tallje

Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës.
Anton Nrecaj zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës i quajti një katrahurë dhe se gjithë këto ngjarje, siç i quan ai, janë tallje me qytetarët.
Ai tutje shtoi se duke filluar nga Lëvizja Vetëvendosje, parti me më së shumti vota, e të gjitha partitë tjera në Kuvend janë duke u tallur me votën tonë me votën e qytetarëve.
Nrecaj tha se sipas tyre, ata po tregojnë se me votën tonë mund të luajnë dhe të bëjnë çfarë të dojnë./Gazeta10