Drejtori i Policisë në Pejë pret në takim lamtumirës, komandant Roccon
Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Komanda Perëndimore, Mundo Rocco. Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Pejë, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë. Gjatë këtij takimi u

Drejtori Rajonal i Policisë në Pejё, Shaban Shala ka pritur sot në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Komanda Perëndimore, Mundo Rocco.
Sipas një komunikate për media, në takim u diskutua lidhur me çështjet e sigurisë së përgjithshme në Pejë, sfidat dhe planifikimet për të ardhmen që ndërlidhen me çështjet e sigurisë.
Gjatë këtij takimi u evidentuan marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё dhe KFOR-it, si dhe u theksua rëndësia e forcimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.