Dreshaj i AAK-së: Premtimet e Qeverisë për Sigurimet Shëndetësore, lojëra politike me opinionin

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se nuk mjaftojnë muajtë e fundit të qeverisjes për ta implementuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore. Dreshaj për “Front Online” theksoi se premtimet se do të zbatohet ky ligj, janë lojëra politike. “Uroj që të sillet ky Ligj, por është kohë shumë e shkurtër të implementohet, […]

Dreshaj i AAK-së: Premtimet e Qeverisë për Sigurimet Shëndetësore, lojëra politike me opinionin


Anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se nuk mjaftojnë muajtë e fundit të qeverisjes për ta implementuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

Dreshaj për “Front Online” theksoi se premtimet se do të zbatohet ky ligj, janë lojëra politike.

“Uroj që të sillet ky Ligj, por është kohë shumë e shkurtër të implementohet, nuk mjaftojnë muajt e fundit të qeverisjes. Kohëzgjatja minimale që një ligj i tillë të kalojë e të implemetohët nevojiten së paku 3-4 vite. Ky është qëllim i lojërave politike me opinionin”, tha Dreshaj.

Deputeti Dreshaj thotë se votat e pozitës nevojitën për të kaluar ky Projektligj.

“Varet nga votat e pozitës për kalimin e këtij projektligji se opozita e ka takatin e vogël ta bllokoj një ligj të tillë. Por nëse vie ky ligj besoj se ne do ta mbështesim”, deklaroi ai.