Dreshaj: Pensionistët të paguhen për djersen që kanë derdhur e jo nga 10 euro

Deputeti nga radhët e AAK-se, njëherit anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Shemsedin Dreshaj ka folur për “Front Online” lidhur me sjelljen e Qeverisë karshi pensionistëve. Dreshaj ka deklaruar se kjo kategori duhet të paguhen denjësisht. ”Unë jam për pensionet kontributdhënëse bazuar në përqindjet e kontributit. Nuk jam as për 10 euro as për 100 euro me […]

Dreshaj: Pensionistët të paguhen për djersen që kanë derdhur e jo nga 10 euro


Deputeti nga radhët e AAK-se, njëherit anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Shemsedin Dreshaj ka folur për “Front Online” lidhur me sjelljen e Qeverisë karshi pensionistëve.

Dreshaj ka deklaruar se kjo kategori duhet të paguhen denjësisht.

”Unë jam për pensionet kontributdhënëse bazuar në përqindjet e kontributit. Nuk jam as për 10 euro as për 100 euro me u rritë, por sa kanë derdhë ndjerës”.

Deputeti Dreshaj thotë se pensionistët nuk e meritojnë rritjen në formë lëmoshe.

“Qeveria duhet me e zgjidhë çështjen e pensionistëve kontributdhënës dhe jo kontributdhënës. Bazuar në skemën e inflacionit dhe devalvimit të euros, duhet të kemi rritje progresive të tyre e jo rritje në formë të lëmoshës”.