Dronë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë/ Kamberi: Akt agresioni ndaj NATO, sinjal për zhvillime të reja

Një zhvillim i paprecedentë ka ngritur alarmin në krahun lindor të NATO-s, pasi disa dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë këtë të martë. Sipas ekspertit për çështjet ndërkombëtare Geron Kamberi, i ftuar në “News Line” në ABC News, incidenti mund të cilësohet si një akt agresioni ndaj një vendi anëtar të NATO-s, duke ngritur [...]Read More...

Dronë rusë në hapësirën ajrore të Polonisë/ Kamberi: Akt agresioni ndaj NATO, sinjal për zhvillime të reja

Një zhvillim i paprecedentë ka ngritur alarmin në krahun lindor të NATO-s, pasi disa dronë rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë këtë të martë. Sipas ekspertit për çështjet ndërkombëtare Geron Kamberi, i ftuar në “News Line” në ABC News, incidenti mund të cilësohet si një akt agresioni ndaj një vendi anëtar të NATO-s, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin dhe pasojat e mundshme të këtij veprimi.

Kamberi thekson se bëhet fjalë për “dronë kurth”, ndryshe nga ata luftarakë që përdoren në fushën e betejës në Ukrainë, duke sinjalizuar një ndryshim të qartë në strategjinë ushtarake të Rusisë dhe në përdorimin e teknologjisë së avancuar të luftës.

Ai paralajmëron se ky mund të mos jetë thjesht një incident i izoluar, por një sinjal më i gjerë për zhvillime të reja në konfliktin e vazhdueshëm mes Rusisë dhe Ukrainës, me implikime të mundshme edhe në skenën ndërkombëtare dhe në ekuilibrin e sigurisë globale.

“Avionët polakë hedhin dronët risë. Akt agresioni ndaj NATO. Ka qenë dronë kurth, ndryshe nga dronët luftarakë që përdoren për të goditur Ukrainën. Mbetet për t’u parë nëse ky rast do të trajtohet si një incident, apo do të ketë kundërpërgjigje. Zelensky në deklaratat e tij theksoi se ky agresion do të ketë zhvillime. Mund të jetë një sinjal.

Është shumë interesante fakti që e gjithë rrjedha mes Rusisë dhe Ukrainës e ka gjithë rrjedhën nga marsi. Nga mënyra se si sulmon Rusia, me shumë mundësi ka qenë një incident. Natyrisht Polonia si shtet anëtar i NATO-s këtë incident e ka neutralizuar. Teknologjia e luftës me dron që është zhvilluar tregon dhe një ndryshim të strategjisë së luftës. Është një luftë nervash, që të përballesh me një strategji nervash. Zhvillimet e fundit të teknologjisë dhe të Inteligjencës Artificiale po e çojnë konceptin e luftën në një stad tjetër, larg tradicionales.

Lufta nuk është trill i një individi, por është një qasje që kërkon të arrijë disa qëllime të caktuara. Rasti i Katarit, është një shtet aleat i SHBA, ku ndodhet një nga bazat më të mëdha të ushtrisë. Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës që ka mbushur shekullin, ka marrë një përshkallëzim tjetër. E gjithë kjo qasje bie në kundërshtim me një parim shumë të diskutuar nëse do të ketë Palestina një shtet apo jo. Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një rrugë pa kthim. Edhe përpjekjet për të pasur një armëpushim, gjasat janë të mos ketë një të tillë”, tha eksperti./abcnews.al