Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës
Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ceremonia u zhvillua një natë para hapjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku artistja do të performojë. Presidentja Vjosa Osmani e priti këngëtaren në Presidencë dhe, përmes një dekreti, i dorëzoi dokumentet që e bëjnë atë shtetase […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës. Ceremonia u zhvillua një natë para hapjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku artistja do të performojë.
Presidentja Vjosa Osmani e priti këngëtaren në Presidencë dhe, përmes një dekreti, i dorëzoi dokumentet që e bëjnë atë shtetase të Kosovës.
“Është një moment i veçantë për vendin tonë. Dua ka qenë dhe mbetet një nga figurat më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës. Ajo ka bërë histori në skenat botërore dhe është frymëzim për miliona njerëz”, u shpreh Osmani, duke shtuar se vendi është krenar për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty”, përfundoi presidentja.