Dua Lipa feston 30-vjetorin dhe merr një urim vërtetë prekës nga kryetari

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe një ndër urimet më të veçanta e ka marrë nga kryetari i familjes, babai, mentori dhe mbështetësi i saj më i madh, Dukagjin Lipa. Me fjalë të ndjera, ai shprehu krenarinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për të bijën. “Udhëtimi yt, […]

Dua Lipa feston 30-vjetorin dhe merr një urim vërtetë prekës nga kryetari

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe një ndër urimet më të veçanta e ka marrë nga kryetari i familjes, babai, mentori dhe mbështetësi i saj më i madh, Dukagjin Lipa. Me fjalë të ndjera, ai shprehu krenarinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për të bijën.

“Udhëtimi yt, arritjet e tua dhe mënyra se si sillesh me hir e vendosmëri më frymëzojnë çdo ditë. Nuk mund të jem më krenar për ty. Por edhe më shumë se suksesi yt, është zemra jote, dhembshuria jote dhe dashuria që jep kaq lirisht, që të bëjnë vërtet të jashtëzakonshme,” shkruan Dukagjin Lipa.

Ai shtoi se do të jetë gjithmonë pranë saj për ta mbështetur dhe inkurajuar në çdo hap të jetës e karrierës:
“Ndërsa hyn në këtë kapitull të ri, mos harro se jeta nuk ka të bëjë vetëm me arritjet, por me lumturinë, dashurinë dhe kuptimin që krijon gjatë rrugës. Gëzuar 30-vjetorin, dashuria ime. Të dua më shumë sesa mund të shprehin fjalët.”

Urimi i tij i plotë për Ditëlindjen e Dua Lipës është kthyer në një dëshmi të bukur të lidhjes së fortë mes babait dhe vajzës, një mesazh që çdo vajzë do ta ëndërronte të merrte.