Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me shtetësinë kosovare. Në një ceremoni të veçantë, Osmani ka bërë të ditur se përmes një dekreti presidencial, i ka dhënë shtetësinë një prej figurave më të rëndësishme kulturore dhe artistike të vendit. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”, shkruan […] The post Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial appeared first on Albinfo.

Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me shtetësinë kosovare. Në një ceremoni të veçantë,

Osmani ka bërë të ditur se përmes një dekreti presidencial, i ka dhënë shtetësinë një prej figurave më të rëndësishme kulturore dhe artistike të vendit.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”, shkruan Presidentja në një postim, duke e cilësuar artistën si një nga zërat më të fuqishëm në skenat botërore dhe një burim frymëzimi për miliona njerëz.

Ajo theksoi lidhjen e pandashme të Duas me Kosovën dhe falënderoi për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e vendit dhe kulturës.

“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”, përfundon mesazhi i Presidentes.

The post Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial appeared first on Albinfo.