Dy shqiptarë në qendër të merkatos: Kumbulla zbarkon në Spanjë, Asllani gati për Bologna-n

Marash Kumbulla ka mbërritur në Spanjë për të nisur aventurën e re me Mallorca-n. Mbrojtësi 24-vjeçar shqiptar u transferua nga Roma në formë huazimi me të drejtë blerjeje, duke bërë kështu rikthimin e tij në La Liga pas eksperiencës me Espanyolin sezonin e kaluar. Në deklaratën e parë, Kumbulla u shpreh: “Jam shumë i lumtur […] The post Dy shqiptarë në qendër të merkatos: Kumbulla zbarkon në Spanjë, Asllani gati për Bologna-n appeared first on Albinfo.

Dy shqiptarë në qendër të merkatos: Kumbulla zbarkon në Spanjë, Asllani gati për Bologna-n

Marash Kumbulla ka mbërritur në Spanjë për të nisur aventurën e re me Mallorca-n. Mbrojtësi 24-vjeçar shqiptar u transferua nga Roma në formë huazimi me të drejtë blerjeje, duke bërë kështu rikthimin e tij në La Liga pas eksperiencës me Espanyolin sezonin e kaluar.

Në deklaratën e parë, Kumbulla u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Zgjodha Mallorca-n sepse trajneri dhe drejtori sportiv më dhanë besim.”

Ndërkohë, në Itali priten lëvizje të tjera të rëndësishme. Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi, me Bolognën që ka kaluar në avantazh ndaj Torinos për shërbimet e tij. Interi e vlerëson mesfushorin shqiptar rreth 15 milionë euro dhe po shqyrton mundësinë e një shitjeje përfundimtare ose huazim me detyrim blerjeje.

Në Kupën e Italisë, Frosinone surprizoi Monzën duke fituar 1-0 në transfertë, falë golit të Kvernadze në minutën e 92-të. Portieri shqiptar Alen Sherri ishte protagonist me pritje vendimtare, por fatkeqësisht pësoi një dëmtim të rëndë pas një përplasjeje me shokun e skuadrës në minutën e 80-të.

Nga Turqia vjen një tjetër lajm i mirë: Taulant Seferi shënoi një gol të bukur në sfidën Sivaspor – Bodrum, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të. Të dyja skuadrat, që sezonin e kaluar ranë nga Superliga turke, po kërkojnë të rikthehen sa më shpejt në elitë.

 

The post Dy shqiptarë në qendër të merkatos: Kumbulla zbarkon në Spanjë, Asllani gati për Bologna-n appeared first on Albinfo.