Dy të lënduar në një aksident në rrugën Ferizaj-Kaçanik
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së enjtes, më 3 korrik 2025, në rrugën rajonale Ferizaj–Kaçanik. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident janë përfshirë pesë automjete – katër me targa vendore dhe një me targa të huaja, konkretisht

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së enjtes, më 3 korrik 2025, në rrugën rajonale Ferizaj–Kaçanik.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident janë përfshirë pesë automjete – katër me targa vendore dhe një me targa të huaja, konkretisht të Maqedonisë së Veriut.
“Njësitet policore relevante si dhe autoambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të lënduarit”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka bërë të ditur se njësitet përkatëse të trafikut rrugor janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat e sakta të aksidentit.