Dy vëllezërit shqiptarë, Arber dhe Florian Xhekaj shkruajnë histori në NHL

Nga Hamiltoni në NHL: Dy vëllezërit shqiptarë shënojnë së bashku në fitoren e Montreal Canadiens The post Dy vëllezërit shqiptarë, Arber dhe Florian Xhekaj shkruajnë histori në NHL appeared first on Albinfo.

Dy vëllezërit shqiptarë, Arber dhe Florian Xhekaj shkruajnë histori në NHL

Një ngjarje e rrallë dhe mjaft emocionuese ndodhi në arenën e NHL-së. Bëhet fjalë për vëllezërit Arber dhe Florian Xhekaj, me origjinë shqiptare nga Kosova, shkëlqyen duke luajtur për herë të parë së bashku me ekipin e Montreal Canadiens në një ndeshje përgatitore kundër Philadelphia Flyers, shkruan albinfo.ch.

Të dy jo vetëm që ndanë fushën si bashkëlojtarë, por arritën edhe të shënonin gola, duke i dhuruar publikut dhe familjes së tyre një moment të paharrueshëm.

Për nënën e tyre, Simona Xhekaj, e pranishme në arenë, ky ishte çasti kulmor i një rrugëtimi të gjatë familjar. Pamjet ku ajo shpërthen në lot gëzimi, teksa shihte djemtë e saj të realizonin ëndrrën e fëmijërisë, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat sportive.

Historia e familjes Xhekaj është e lidhur ngushtë me komunitetin shqiptar në Kanada. Prindërit e tyre, emigrantë nga Kosova, u vendosën në Hamilton, Ontario, duke punuar me përkushtim për t’u ofruar fëmijëve mundësinë e një jete më të mirë. Sot, arritja e Arberit dhe Florianit në një nga klubet më prestigjioze të hokejit është dëshmi e përkushtimit, punës dhe ëndrrave të realizuara.

Ky moment i veçantë i vendos vëllezërit Xhekaj jo vetëm në qendër të vëmendjes sportive në NHL, por edhe si simbol krenarie për komunitetin shqiptar në diasporë. /Albinfo.ch

The post Dy vëllezërit shqiptarë, Arber dhe Florian Xhekaj shkruajnë histori në NHL appeared first on Albinfo.