Dyshohet se deshti të godiste disa persona me makinë, arrestohet 29 vjeçari

Shoferi i një automjeti ka kryer disa shkelje të rregullave të trafikut në Yverdon-les-Bains, Vaud, dhe u përpoq të shtypte disa persona pranë sheshit të stacionit hekurudhore (Place de la Gare).
Të enjten vonë, policët arrestuan një shtetas zviceran 29-vjeçar me banim në Yverdon-les-Bains, Vaud, pas timonit të makinës së tij, transmeton albinfo.ch. Burri dyshohet se u përpoq të godiste disa këmbësorë. Një viktimë, gjithashtu banore e Yverdon, më pas ngriti një kallëzim penal, shkruan sda.
Prokurori publik hap procedurë penale
Sipas policisë kantonale të Vaudit, i dyshuari shkeli disa rregulla të trafikut dhe goditi mobiljet e rrugës. Ps kësaj ai u dërgua në stacionin e policisë dhe u mor në pyetje nga prokurori i detyrës, i cili hapi procedurë penale dhe kërkoi paraburgim.
I dyshuari është aktualisht në paraburgim në pritje të një vendimi nga gjykata përgjegjëse për masat shtrënguese. Motivi për krimin nuk dihet ende.
The post Dyshohet se deshti të godiste disa persona me makinë, arrestohet 29 vjeçari appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



