“E dëmshme për Ukrainën”, Bilalli për takimin e Trumpit me Putinin: Dëshiron të hyjë në histori

Njohësi i çështjeve gjeopolitike, Lutfi Bilalli, ka folur për takimin e shumë pritur në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin. Bilalli në emisionin “Gazeta” nuk është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje. Ai ka thënë se presidenti Trump dëshiron të hyjë në histori për arritjen e një marrëveshje paqeje

“E dëmshme për Ukrainën”, Bilalli për takimin e Trumpit me Putinin: Dëshiron të hyjë në histori

Njohësi i çështjeve gjeopolitike, Lutfi Bilalli, ka folur për takimin e shumë pritur në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

Bilalli në emisionin “Gazeta” nuk është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje. Ai ka thënë se presidenti Trump dëshiron të hyjë në histori për arritjen e një marrëveshje paqeje, por që është e dëmshme për Ukrainën.

“Se a do të arrihet ndonjë marrëveshje nuk jam shumë optimist sepse ky do të ishte hapi i parë pastaj mund të aranzhohet takimi dy palësh mes presidentit rus dhe atij ukrainas. Nëse do të arrihej një marrëveshje do të ishte shumë e dëmshme për Ukrainën”, tha Bilalli. /Gazeta10