E dhimbshme: Ky është 45-vjeçari që humbi jetën pasi e zuri traktori në Shtime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 16 shtatorit në fshatin Carralevë të Shtimes, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi u zën nga traktori. Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Xhavit Boka, rreth 45 vjeçar, i cili kishte dalë për të tërhequr dru me “sajlle”. Në momentin kritik, pesha […]

E dhimbshme: Ky është 45-vjeçari që humbi jetën pasi e zuri traktori në Shtime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 16 shtatorit në fshatin Carralevë të Shtimes, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi u zën nga traktori.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Xhavit Boka, rreth 45 vjeçar, i cili kishte dalë për të tërhequr dru me “sajlle”. Në momentin kritik, pesha e druve ka tërhequr traktorin e cili ishte statik, duke e rrokullisur teposhtë dhe zënë viktimën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët rreth orës 09:25 kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më datën 16.09.2025, rreth orës 09:00, Policia në Shtime ka pranuar një informatë për një incident të ndodhur në lagjen ‘Kastrati’ të fshatit Carralevë. Është raportuar për rrokullisjen e një traktori, ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës 45 vjeç. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli.