E ka nisur “zjarr” te “djalli”, Tare i befasuar me këtë qe po ndodh të Milan
Igli Tare, ish sulmuesi i famshëm shqiptar po punon me ritme të shpejta për të ndërtuar një Milan të ri, një ekip sipas shijeve të tij dhe të trajnerit Allegri. Pavarësisht se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion, Tare është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer në krye të djallit: “Jam shumë i befasuar nga […]

Igli Tare, ish sulmuesi i famshëm shqiptar po punon me ritme të shpejta për të ndërtuar një Milan të ri, një ekip sipas shijeve të tij dhe të trajnerit Allegri.
Pavarësisht se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion, Tare është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer në krye të djallit:
“Jam shumë i befasuar nga mënyra e organizimit të shoqërisë. Të gjithë më kanë vendosur si mua ashtu edhe trajnerin në kushte perfekte për të punuar, për të dërguar projektin tonë aty ku duhet. Gjithsesi, rruga që duhet të bëjmë është akoma shumë e gjatë”.
Në intervistën e tij gjatë një evenimenti sponsorizues, Tare u ndal edhe një herë tek negociatat që rikthyen Allegrin në Milano: “Na duhej një përgjigje e shpejt nga një trajner ekspert dhe fitues. Ne nuk kishim dyshime, së bashku me Furlanin shkuam në Lugano për të folur me misterin. Në ato 2-3 orë kuptuam se kishte një energji të përbashkët. Të tre ishim në të njëjtin drejtim për të bërë më të mirën”, u shpreh Tare.
Në të njëjtin event ishte i pranishëm edhe trajneri Allegri, i cili u shpreh i kënaqur me punën e bërë: “Deri më tani kemi bërë një punë të mirë, por deri përpara se të nisin ndeshjet të gjithë janë të zotë, por vetëm më pas vjen ajo që ka me të vërtetë rëndësi. Të rikthehesha te Milan për mua është diçka fantastike, jam shumë entuziast. Tani duhet të fitojmë respektin, por për ta bërë këtë duhet shumë punë, profesionalizëm dhe mbi të gjitha duhen rezultate”, u shpreh Allegri.