E mitura që u dhun*ua nga 10 persona në 2022-ën, dyshohet se ra vikti*më edhe e 8 të tjerëve

I kishte vetëm 11 vjet, kur pa tmerrin me sy. Vajza që u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, pësoi tronditje e trauma me pasoja të rënda për shëndetin e saj mendor e fizik. Të lartcekurit janë në burg, por tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish

E mitura që u dhun*ua nga 10 persona në 2022-ën, dyshohet se ra vikti*më edhe e 8 të tjerëve

I kishte vetëm 11 vjet, kur pa tmerrin me sy.

Vajza që u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, pësoi tronditje e trauma me pasoja të rënda për shëndetin e saj mendor e fizik.

Të lartcekurit janë në burg, por tani dyshohet se e mitura u dhunua sërish në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur.

Siç merr vesh televizioni, numri i të dyshuarve është i dyshifrorë, madje vetëm për një natë, mendohet plot tetë burra kryen mardhënie seksuale me të.

Jozyrtarisht, Klani mëson se katër prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për trafikim me njërëz, dhunim e edhe për armbajtje pa leje.

Më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë zingjirore, mësoni nga kronika e gazetares, Qëndresë Tërshani, teksa kujtojmë se dhunimi i të miturës dy vjet më parë, kishte nxitur protesta masive në Prishtinë.