E patolerueshme/ Dhunë mbi këngëtarin e famshëm Shpat Kasapi

Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. Sherri dyshohet se […]

E patolerueshme/ Dhunë mbi këngëtarin e famshëm Shpat Kasapi

Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona.

Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. Sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në skenë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai ka mbërritur edhe në gjendje të dehur.

Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

Një situatë kjo mjaft shqetësuese dhe aspak e tolerueshme për një artist si Shpat Kasapi.

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Duke shpresuar që drejtësia do të vendoset në vend!