E rëndë: Humb jetën një 31-vjeçar në Gollak, dyshohet se u godit nga lisi
Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në rajonin e Gollakut, kur një trung druri i ka rënë duke i shkaktuar lëndime fatale. Për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rreth orës 17:00 të dielën është pranuar informacioni për një person të lënduar. “Rreth […]

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në rajonin e Gollakut, kur një trung druri i ka rënë duke i shkaktuar lëndime fatale.
Për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rreth orës 17:00 të dielën është pranuar informacioni për një person të lënduar.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Pllana.
Njësitet policore, në koordinim me prokurorinë, po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.