E shtune e vranët, mëngjesi me ngrica dhe mjegull
Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës priten ngrica dhe kushte me mjegull. “Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës priten ngrica dhe kushte me mjegull.
“Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C deri -4°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 3°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Rekomandime për qytetarë:
Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të reduktuara të dukshmërisë dhe ngricave.
Qytetarët rekomandohet të kufizojnë daljet e panevojshme, sidomos gjatë periudhave të ndotjes së lartë, si dhe të përdorin maska mbrojtëse kur është e nevojshme.