Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare

Ajo ka përfaqësuar me sukses Kosovën në Itali, Francë, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera. The post Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare appeared first on Albinfo.

Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare

Eda Vllaco është pianiste e talentuar dhe pavarësisht moshës së re, ajo zotëron disa çmime në fushën e saj, përcjell albinfo.ch.

E lindur më 23 maj 2005, Eda e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në moshë të vogël në shkollën e muzikës « Lorenc Antoni » në Prizren, nën udhëheqjen e nënës së saj, Reyhan Kodrazi. Talenti i saj i jashtëzakonshëm e ka çuar atë drejt fitimit të shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në Itali, Francë, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera. Në moshën vetëm 9-vjeçare, ajo interpretoi në skenën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit.

Në edicionin e 11-të të Konkursit Ndërkombëtar « Nouvelles Étoiles » në Paris, në janar 2025, Eda Vllaco, së bashku me Rukiye Ayben Sever, fitoi Çmimin e Parë në kategorinë « Duo piano-flaut » (mosha 17-19 vjeç), duke përfaqësuar me krenari Universitetin e Arteve të Bukura Mimar Sinan në Stamboll.

The post Eda Vllaco, pianistja shqiptare me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare appeared first on Albinfo.