Edhe Kanadaja e Australia njohin shtetin palestinez
Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe janë bërë shtetet e para që kanë zyrtarizuar njohjen ndaj shtetit të Palestinës. Kanadaja është shteti i parë i grupit të vendeve të zhvilluara G7 që ka njoftuar njohjen, teksa përveç tyre, shtetet e tjera që kanë paralajmëruar njohjen e shtetit palestinez janë edhe Franca, Belgjika, Portugalia e Malta, […] The post Edhe Kanadaja e Australia njohin shtetin palestinez appeared first on Albinfo.

Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe janë bërë shtetet e para që kanë zyrtarizuar njohjen ndaj shtetit të Palestinës.
Kanadaja është shteti i parë i grupit të vendeve të zhvilluara G7 që ka njoftuar njohjen, teksa përveç tyre, shtetet e tjera që kanë paralajmëruar njohjen e shtetit palestinez janë edhe Franca, Belgjika, Portugalia e Malta, transmeton albinfo.ch.
Më 22 shtator, Kombet e Bashkuara do të rifillojnë konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë për zgjidhjen paqësore të çështjes së Palestinës dhe zbatimin e zgjidhjes me Dy Shtete, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite. Njohjet vijnë një ditë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, në të cilën liderët kryesorë shtetërorë do të flasin për Palestinën.
The post Edhe Kanadaja e Australia njohin shtetin palestinez appeared first on Albinfo.