Edon Zhegrova pritet me flamur të UÇK-së në Torino nga një tifoz shqiptar

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka mbërritur sot (e hënë) në Itali, aty ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit me Juventusin. Pas disa muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, sulmuesi dardan më në fund siguroi lëvizjen e ëndrrave. ‘Zonja e Vjetër’ u pajtua me Lille për një shumë prej 20 milionë eurosh për […]

Edon Zhegrova pritet me flamur të UÇK-së në Torino nga një tifoz shqiptar

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka mbërritur sot (e hënë) në Itali, aty ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit me Juventusin.

Pas disa muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, sulmuesi dardan më në fund siguroi lëvizjen e ëndrrave.

‘Zonja e Vjetër’ u pajtua me Lille për një shumë prej 20 milionë eurosh për transferimin e tij.

Ardhja e tij në qendrën ku kryhen testet mjekësore për lojtarët e Juventusit, u prit me shumë entuziazëm nga tifozët e klubit.

Në mesin e qindra tifozëve të pranishëm, ishte edhe një tifoz shqiptar i cili erdhi bashkë me flamurin e UÇK-së (momentin mund ta ndiqni nga minuta 1:57).

Kjo i ra në sy menjëherë Edonit i cili u afrua për ta nënshkruar flamurin.

Kujtojmë se Zhegrova pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Juventusin, e cila do të jetë e vlefshme rreth 2.5 milionë euro në sezon.