Egla Ceno krahason Gjestin me Luizin:“Mashkull narcist i degjeneruar”
Fituesja e edicionit të 3-të të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale teksa ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së famshme të “Vëllait të Madh” si dhe çiftet e reja që pritet të krijohen brenda lojës. Sigurisht personat me në zë të momentit […]

Fituesja e edicionit të 3-të të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjete sociale teksa ka komentuar zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së famshme të “Vëllait të Madh” si dhe çiftet e reja që pritet të krijohen brenda lojës.
Sigurisht personat me në zë të momentit janë Egli dhe Gjesti. Një komentues i shkruan Eglës se: “Ky Gjesti është narcist, mashtrues, toksik 3 femra per 3 muaj, mashkull i degjeneruar”.
Aktoja e ka krahasuar marrëdhënien që Gjesti ka me Eglin me atë të Kiarës dhe Luizit, të cilët këta të fundit u njohën brenda BBVIP dhe tashmë janë prindër të një vajze.
“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën. Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua,” tha Egla.