Egla ironizon Gjestin: Vish një palë pantallona mo burrë
Dita e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip Albania u karakterizua me shumë dinamika të ndryshme. Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, ka hyrë sot në shtëpinë e BBVA4, me ç’rast ajo u bë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.…

Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, ka hyrë sot në shtëpinë e BBVA4, me ç’rast ajo u bë pjesë e sfidës ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që do të ndodhin në shtëpi.
E sigurisht që Egla e ka luajtur mjaft mirë rolin duke i ngacmuar banorët herë pas here. Me të hyrë në shtëpi, Ceno ka shkuar te dhoma e gjumit ku ishte Laerti dhe e ka puthur në buzë.
Më pas ajo ka shkuar te pjesa e banjës ku ndodhet dhe vaska, vendi i saj i preferuar kur ishte brenda në shtëpinë e BBV 3.
Egla teksa po bënte gati vaskën pyeste banorët se nga cila anë është uji i ngrohtë apo thoshte se kishte nevojë për shampo.
Në një moment Gjesti shkon e përqafon, Laerti i mban mikrofonin dhe Ola i gjen një shampo.
Teksa Egla po shijonte qëndrimin e saj në vaskë ka nisur duke ngacmuar banorët.
“Pse i lini këto çunat me brekë nëpër shtëpi?”, thotë Egla teksa shikon Gjestin dhe më pas i drejtohet atij: “O Gjesti vish një palë pantallona mo burrë, ça bën robi me brekë”.