Egli doli nga loja, por çfarë ndodhi me ndjekësit në “Instagram” të banorëve?
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Tashmë e gjithë vëmendja ka…

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar te “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Në vend të pestë këtë herë kemi Rozana Radin, e cila çuditërisht nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Rozana numëron sërish 428K ndjekës. Gerta Gixhari ka fituar 200 ndjekës brenda kësaj jave. Javën e kaluar ajo numëronte 76.8K ndjekës dhe tani ka 77K.
Gjesti, i cili ka bërë namin në “Instagram” disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 481K, tani ai ka 484K ndjekës në “Instagram”.
Me një rritje prej 9.6K, në vendin e dytë renditet Danja. Nga 83.2K ajo tani numëron 92.8K ndjekës. Egli Tako mban sërish fronin për këtë javë. Ajo ka fituar plot 18 mijë ndjekës. Nga 187K, tani ka 205K fansa në rrjetin e saj social.