Ehat Miftaraj: Hetimet për sulmin në “Ibër Lepenc” janë në dorën e Prokurorisë
Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimin e hetimeve nga Prokuroria për sulmin në “Ibër Lepenc”. Miftaraj thotë se kjo çështje është në dorën e Prokurorisë, derisa thekson se edhe FBI është duke i dhënë ndihmë Kosovës lidhur me këtë çështje. “Sulmi në Ibër-Lepenc është çështje e prokurorisë

Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj ka folur për “Front Online” lidhur me zhvillimin e hetimeve nga Prokuroria për sulmin në “Ibër Lepenc”.
Miftaraj thotë se kjo çështje është në dorën e Prokurorisë, derisa thekson se edhe FBI është duke i dhënë ndihmë Kosovës lidhur me këtë çështje.
“Sulmi në Ibër-Lepenc është çështje e prokurorisë, ku në këtë rast janë të arrestuar dy persona deri me tani. Si e ka përmendur edhe ambasadori amerikan në këtë çështje është duke e ndihmuar Kosovën edhe FBI”, thotë Miftaraj.
Miftaraj vlerëson se Qeveria nuk duhet të ekspozon informata lidhur me sulmin në veri për ta ruajtur konfidencialitetin e hetimeve.
“Në këtë drejtim, sa më pak që qeveria e Kosovës ekspozon informata lidhur me këtë rast është më mirë që të ruhet konfidencialiteti dhe integriteti i hetimeve”, shprehet ai.