Einxhel Shkira për infuzion gjatë angazhimeve intensive në "Ferma VIP"

Einxhel Shkira për infuzion gjatë angazhimeve intensive në "Ferma VIP"

Einxhel Shkira është opinioniste në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, ku këtë sezon është pjesë e panelit së bashku me Arminën Mevlanin dhe Ermalin Mamaqin.

Angazhimet e saj të vazhdueshme në spektakël e kanë detyruar të udhëtojë shpesh ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës, duke e bërë jetën e saj të përditshme shumë të ngarkuar.

Përveç detyrave televizive, Einxhel Shkira po kujdeset edhe për dy fëmijët e saj të vegjël, gjë që e shton edhe më shumë ritmin e saj të përditshëm. Sipas “Kosovarja”, lodhja e vazhdueshme ka filluar të ndikojë edhe në energjinë fizike të moderatores.

Në një intervistë të fundit, ajo ka zbuluar se në disa raste i është dashur të marrë infuzione me vitamina për të përballuar lodhjen dhe angazhimet e shumta, veçanërisht gjatë ditëve me transmetime “prime”.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.