Ekonomisti Bellaqa: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton besimin e investitorëve

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa vlerëson se vonesa e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të shkaktojnë pasoja negative në ekonominë e vendit. “Vonesa e formimit të institucioneve dhe qeverisë shkakton pasoja negative për ekonominë se krijohet një jo stabilitet dhe në imazhin ekonomik të vendit nga aspekti i jashtëm”, theksoi

Ekonomisti Bellaqa: Vonesa e formimit të institucioneve dëmton besimin e investitorëve


Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa vlerëson se vonesa e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të shkaktojnë pasoja negative në ekonominë e vendit.

“Vonesa e formimit të institucioneve dhe qeverisë shkakton pasoja negative për ekonominë se krijohet një jo stabilitet dhe në imazhin ekonomik të vendit nga aspekti i jashtëm”, theksoi Bellaqa.

Bellaqa vlerëson se investitorët e jashtëm do të krijojnë opinion negativ për Kosovën pas vonesës së formimit të Qeverisë.

“Krijohet një ambient i papërshtatshëm i të bërit biznes dhe investitorët e jashtëm për shkak të vonesës krijojnë opinion negativ, se s’ka stabilitet politik. Kjo krijon një pasiguri në mos sundimin e ligjit”, shprehet ai për “Front Online”.