Elefanti “vizitor”, hyn shpesh në fshat. Banorët në Indi rrethojnë shtëpitë me gardhe
Rritja e popullsisë dhe zgjerimi i qyteteve nëpër xhungla dhe habitate të tjera të kafshëve, ka sjellë probleme të papritura në Indi. Elefantët shihen gjithnjë e më pranë qyteteve, në kontakt me njerëzit, në kërkim të ushqimit, teksa mjedisi ku ata jetojnë rrezikohet gjithnjë e më shumë. Për muaj të tërë, një elefant mashkull i [...]Read More...

Rritja e popullsisë dhe zgjerimi i qyteteve nëpër xhungla dhe habitate të tjera të kafshëve, ka sjellë probleme të papritura në Indi.
Elefantët shihen gjithnjë e më pranë qyteteve, në kontakt me njerëzit, në kërkim të ushqimit, teksa mjedisi ku ata jetojnë rrezikohet gjithnjë e më shumë.
Për muaj të tërë, një elefant mashkull i plagosur, ka vizituar shpesh një fshat në periferi të shtetit verilindor Assam të Indisë në kërkim të ushqimit.
Elefanti shpesh futet në dyqane dhe ushqehet vetë me ushqim nga raftet, duke i bërë vendasit të ngrenë gardhe çeliku dhe tela para shtëpive të tyre dhe kioskave në rrugë.
Fshatarët i kanë siguruar kafshës ushqim dhe ujë, por vizitat e tij të shpeshta, të paktën dy herë në ditë, ndonjëherë ndalojnë trafikun, duke i detyruar vendasit ta largojnë atë.
Sipas zyrtarëve të jetës së egër, elefanti nuk ka qenë në gjendje të kthehet në pyllin e afërt pasi lëndoi këmbën disa muaj më parë dhe është përballur gjithashtu me rezistencë nga elefantët e tjerë sa herë që përpiqet të bashkohet me një tufë.
Në Assam, i cili ka më shumë se 5,000 elefantë të egër aziatikë, ka pasur shumë incidente vitet e fundit ku elefantët e egër kanë hyrë në fshatra, kanë shkatërruar të mbjellat dhe madje kanë vrarë njerëz.
Aktivistët e jetës së egër thonë se veprimet e njerëzve i kanë detyruar elefantët të largohen nga habitatet e tyre natyrore.