Elezi: Premtimi për sigurimet shëndetësore për policinë vetëm ofertë zgjedhore

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka komentuar situatën aktuale, duke theksuar se premtimet për sigurimet shëndetësore për Policinë e Kosovës kanë mbetur në nivelin e fushatës zgjedhore. ‘’Në fakt Kosova është siç e dimë në fushatë zgjedhore dhe çdo premtim elektoral mbetet në nivel të premtimeve të fushatës zgjedhore’’, tha Elezi. Elezi ka theksuar se qeveria

Elezi: Premtimi  për sigurimet shëndetësore për policinë vetëm ofertë zgjedhore


Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka komentuar situatën aktuale, duke theksuar se premtimet për sigurimet shëndetësore për Policinë e Kosovës kanë mbetur në nivelin e fushatës zgjedhore.

‘’Në fakt Kosova është siç e dimë në fushatë zgjedhore dhe çdo premtim elektoral mbetet në nivel të premtimeve të fushatës zgjedhore’’, tha Elezi.

Elezi ka theksuar se qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme për të nisur procesin e sigurimeve shëndetësore për Policinë, një problem serioz dhe i kamotshëm, por deri tani nuk është realizuar.

‘’Qeveria ka pasur kohë të mjaftueshme që të fillojë procedurën e sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës një problem serioz dhe I kahmotshëm dhe deri më tani nuk është realizuar’’, deklaroi Elezi.

Ai ka shtuar se kjo çështje mund të konsiderohet vetëm si një ofertë zgjedhore për të fituar vota, por nuk mund të merret si një mundësi reale realizimi nga kjo qeveri, e cila ka pasur katër vite kohë për ta zgjidhur këtë çështje.

‘’Ne mund ta trajtojmë vetëm si një ofertë zgjedhore për ti përfituar votat e qytetarëve të Kosovës por në asnjë mënyrë nuk mund ta konsiderojmë si një  ofertë serioze apo një mundësi realizimi në një të ardhme të afërt nga kjo qeveri e cila realisht ka pasur mundësi për 4 vitet me radhë për ta bërë një gjë të tillë’’, përfundoi Elezi.