Biden, 10 vite pa kontroll prostate/ Ish Presidenti amerikan, me kancer në fazë agresive
Diagnostikimi i ish presidentit Amerikan Joe Biden me një formë aggressive të Kancer të prostatës me metastazë në Kocka ka ngritur spekulime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se përse ish kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte diagnostikuar më herët. Zyra e Shtypit të Joe Biden ka konfirmuar se hera e fundit që 82 [...]Read More...

Diagnostikimi i ish presidentit Amerikan Joe Biden me një formë aggressive të Kancer të prostatës me metastazë në Kocka ka ngritur spekulime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se përse ish kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte diagnostikuar më herët.
Zyra e Shtypit të Joe Biden ka konfirmuar se hera e fundit që 82 vjeçari ishte ekzaminuar për këtë sëmundje kishte qënë 10 vite më parë në vitin 2014.Task Forca Parandaluese Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e rekomandon kryerjen e këtij testimi tek burrat mbi 70 vjeç.
Pavarësisht këtyre detajeve skeptikët, përfshirë edhe presidentin Aktual Donald Trump kanë ngritur pyetje nëse ish presidenti ka gënjyer mbi gjendjen e tij shëndetësore nëse ishte në detyrë.
Mediat Amerikane duke cituar burime të ndryshme mjekësore thonë se përhapja e kancerit në një shkallë aggressive sic ka prekur Joe Biden mund të kërkojë deri në 10 vite. Pikërisht këto detaje kanë shtuar spekulimet se përse Joe Biden nuk u diagnostikua më herët apo nëse ishte diagnostikuar përse u mbajt e fshehtë.
Nga ana tjetë zerë të tjerë nga Mjek Onkolog në Shtetet e Bashkuara thonë po ashtu se ka disa raste të rralla ku Kanceri i prostates në një formë aggressive mund të zbulohet më vonë për shkak se sëmundja sipas tyre mund të ketë qëndruar e fjetur dhe kanceri mund të jetë bërë agresiv vetëm përgjatë muajve të fundit.
Pas diagnostikimit të Joe Biden, Administrata Republikane nxitoi të shpjegonte këtë javë se Presidenti Aktual Donald Trump ishte testuar mbi kancerin e prostates këtë vit. Në deklaratën për Shtyp të zyrës së Ish presidentit Amerikan ku u zbulua se ish kreu I shtepisë së Bardhë ishte prekur nga Kanceri thuhet se familja Biden pritet të vendosë mbi formën e trajtimit që ish presidenti amerikan do të zgjedhë.