Elon Musk hedh “bombën e madhe”: Trump është në dosjet e Epstein, kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike

Me akuza të forta u mbyll marrëdhënia mes Elon Musk dhe Donald Trump. Në një deklaratë bombë në rrjetin social “X”, Musk tha se emri Donald Trump është në dosjet e Jeffrey Epstein, prandaj ato nuk po bëhen publike. Kjo ishte deklarata më e fortë e Elon Musk ndaj miliarderit republikan, që është përmendur edhe [...]Read More...

Elon Musk hedh “bombën e madhe”: Trump është në dosjet e Epstein, kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike

Me akuza të forta u mbyll marrëdhënia mes Elon Musk dhe Donald Trump.

Në një deklaratë bombë në rrjetin social “X”, Musk tha se emri Donald Trump është në dosjet e Jeffrey Epstein, prandaj ato nuk po bëhen publike.

Kjo ishte deklarata më e fortë e Elon Musk ndaj miliarderit republikan, që është përmendur edhe më parë për lidhjet e tij me Epstein.

Ne dokumentet e publikuara deri me tani, emri i Donald Trump nuk figuron në kontaktet e Epstein, por ne to konfirmohet se ish-financieri ka pasur marrëdhënie edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kur u publikua skandali dolën edhe foto të Trump me Epstein dhe regjistrat privatë të avionit të biznesmenit tregojnë tashmë se presidenti e përdori atë me gruan e tij të atëhershme Marla Maples dhe vajzën e tyre Tiffany ne 1994.

Për vite me radhë, figura të panumërta të medias së krahut të djathtë kanë sugjeruar se qeveria po fsheh sekrete që lidhen me Jeffrey Epstein, pedofilin e dënuar që u vetëvra në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat për trafikim seksual.

Përfshirja e emrit të një personi në dosjet që lidhen me rastin nuk tregon në vetvete se ata janë akuzuar për ndonjë keqbërje.

Megjithatë, Trump, i cili ishte mik me Epstein dekada më parë – foli gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 për publikimin e mundshëm të më shumë dosjeve qeveritare në lidhje me ish-financierin.

Prokurorja e përgjithshme Pam Bondi publikoi një pjesë fillestare të dosjeve në shkurt që kryesisht kopjonin informacionin që ishte bërë tashmë publik.

Jeffrey Epstein ishte një milioner, i njohur për lidhjet e tij me politikanë, biznesmenë dhe yje. Epstein është akuzuar nga dhjetëra viktima për abuzim seksual dhe ai u arrestua për herë të parë në vitin 2005, me akuzën se kishte paguar një 14-vjeçare për të kryer marrëdhënie seksuale. Për shkak të lidhjeve të forta që kishte me njerëz të pushtetshëm, Epstein arriti të mos kryente dënimin e plotë. Mirëpo, në korrik të vitit 2019, ai u arrestua në aeroport në New Jersey, kur po kthehej në Amerikë nga Franca. Ai kreu vetëvrasje vetëm disa javë më vonë, në gusht, pa arritur të paraqitej para trupës gjykuese, siç ishte planifikuar.

Time to drop the really big bomb:@realDonaldTrump is in the Epstein files. That is the real reason they have not been made public.

Have a nice day, DJT!

— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025