Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari?

Tahiri: Zoti Taravari nuk ju përjashtoi juve si emër për udhëheqjen e partisë nëse ai nuk do të kandidonte. Midis tjerash përmendi edhe zotin Snopçe, pra edhe emra të tjerë që janë në opinion të përmendur si zoti Valbon Limani, Isen Shabani e kështu me radhë. Ju katër jeni përmendur.
Rijad Shaqiri-ASH: Në kuadër, në kuadër të subjektit tonë politik kemi shumë emra të cilët thjesht çdokush mund ta ushtron dhe ta kryejnë detyrën e kryetarit të partisë. Mirëpo, Aleanca për Shqiptarët (ASh) për momentin identifikohet me zotin Arben Taravari. Dhe përderisa nuk kemi një vendim të prerë nga ana e zotit Taravari se do të jetë apo s’do të jetë kandidat, krejt këta tjerët janë në domeinin e spekulimeve, në domeinin e kalkulimeve politike.
The post Kush janë emrat që përmenden për lider të ASH-së nëse s’kandidon Taravari? appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



