Enca ‘shkund’ rrjetin – ekspozon pa filtër të pasmet e saj bombastike në bikini rozë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka zgjedhur edhe një herë të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim tepër provokues në rrjetet sociale. E veshur me një bikini ngjyrë rozë, Enca ka publikuar një fotografi ku ekspozon format trupore në mënyrë të guximshme, duke mos lënë vend për imagjinatë, raporton ORAinfo. Me […]

Enca ‘shkund’ rrjetin – ekspozon pa filtër të pasmet e saj bombastike në bikini rozë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka zgjedhur edhe një herë të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim tepër provokues në rrjetet sociale.

E veshur me një bikini ngjyrë rozë, Enca ka publikuar një fotografi ku ekspozon format trupore në mënyrë të guximshme, duke mos lënë vend për imagjinatë, raporton ORAinfo.

Me flokë të stiluar në gërsheta të gjatë dhe me një qëndrim të sigurt para aparatit, ajo ka marrë qindra komente dhe pëlqime në pak minuta.

Kjo nuk është hera e parë që Enca i “thyen” rrjetet sociale me pamjen e saj.

Artistja, e cila njihet për stilin e saj ekstravagant dhe vetëbesimin e lartë, vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në skenën shqiptare – jo vetëm për muzikën, por edhe për paraqitjet e saj publike.

Postimi më i fundit është bërë viral, duke ndezur debatet e zakonshme për kufirin mes artit dhe provokimit.