Era Rusi konfirmon lidhjen e dashurisë: Nuk e shes për klikime

Prej disa kohësh tashmë, qarkullojnë zëra se Era Rusi po jeton një romancë dashurie. Këngëtarja më në fund e ka konfirmuar në “Natën me Aulonën” në MCN, por pa zbuluar shumë. Era tha se nuk do ta shesë marrëdhënien e saj dhe do ta mbrojë nga ndërhyrja e palëve të treta. Era Rusi: Jam shumë […]

Era Rusi konfirmon lidhjen e dashurisë: Nuk e shes për klikime

Prej disa kohësh tashmë, qarkullojnë zëra se Era Rusi po jeton një romancë dashurie. Këngëtarja më në fund e ka konfirmuar në “Natën me Aulonën” në MCN, por pa zbuluar shumë. Era tha se nuk do ta shesë marrëdhënien e saj dhe do ta mbrojë nga ndërhyrja e palëve të treta.

Era Rusi: Jam shumë e qetë, jam në një marrëdhënie të konsoliduar dhe mendoj që do ta mbaj për vete.

Çfarë nënkupton me “do ta mbaj për vete?”

Era Rusi: Do ta mbaj për vete do të thotë që nuk do ta shes marrëdhënien time sepse edhe personi i cili kam zgjedhur të kem është një person që nuk i pëlqen shumë ekspozimi, rrjetet sociale apo jeta jonë artistike që shumë herë duhet të bëjmë kështu që edhe unë e kam respektuar dhe nga ana tjetër mendoj që kështu edhe mbroj marrëdhënien sepse fillojnë pastaj njerëzit dhe të japin mendime duke mos i pyetur fare për mendime dhe sa të rri të merrem e të sqaroj dynjanë, më mirë s’po u them gjë fare!

Por a ka një dasmë në plan? Këngëtares nuk i mungon dëshira, thjesht ka një kriter për pjesëmarrësit në ditën e saj të lumtur.

Era Rusi: E kam me faza këtë pjesën. Ndonjëherë kur e dua, e dua fustanin e bardhë. Por kur mendoj sa vetë bëhen… s’di ku të shkoj! Pastaj me shumë mundësi, do të preferoj diçka më intime. Nuk jam te ato dasmat masive sepse të them të drejtën do të doja që të thërrisja njerëz të cilët vërtet do të gëzoheshin për mua, jo ata që do të vijnë të më bëjnë qokën.

 

https://youtu.be/lEGJuwNHdN0?si=Gymlez7SvmUTkviV