Erjon Vishkulli iu nënshtrua operacionit në sy, Trauma jep informacion për gjendjen e 28-vjeçarit

28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente gjatë ditës së djeshme.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit të 28-vjeçarit.
Vishkulli dyshohet se u dëmtua nga një plumb gome gjatë përplasjes me Policinë, ndërsa sot uniformat blu kanë bërë me dije se tashmë ka nisur hetimi mbi rastin.
Në bilancin paraprak të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë sot bëhet me dije se gjatë protestës së djeshme janë paraqitur në strukturat shëndetësore gjithsej 23 persona të lënduar.
The post Erjon Vishkulli iu nënshtrua operacionit në sy, Trauma jep informacion për gjendjen e 28-vjeçarit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



