Ky është kandidati i ri i LDK për president, pas Sejdiut? (FOTO)

Ky është kandidati i ri i LDK për president, pas Sejdiut? (FOTO)

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dakorduar për të propozuar deputetin e LDK-së, Anton Quni, për President të Republikës së Kosovës, raporton Periskopi.

Ani pse marrëveshje mes VV dhe LDK, mbetet e pazbatueshme, për shkak të votave të pamjaftueshme.

Periskopi merr vesh nga burime se marrëveshja mes dy subjekteve politike.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse VV dhe LDK i kanë të siguruara votat e nevojshme për zgjedhjen e Qunit në postin e Presidentit.

Pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku Lëvizja Vetëvendosje e shpalli të konstituar Kuvendin, pa pjesëmarrjen e PDK’së, pritet që të mbahet edhe një seancë, në të cilën do të hidhet në votim edhe kandidatura për President.

Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Legjislaturën XI të Kuvendit, ndonëse nënkryetari nga radhët e PDK-së nuk u zgjodh dhe kjo parti ka paralajmëruar se do ta kontestojë procesin në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një letre, kjo parti njoftoi tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së Çitakut.

“Përmes kësaj shkrese, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, ju njoftojmë për tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së znj. Vlora Çitaku për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Për zgjedhjen e Presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota të deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kandidati mund të zgjidhet me shumicën e deputetëve të pranishëm, me kusht që në sallë të jenë të paktën 80 deputetë.

Tutje Periskopi ka kontakuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigjie./PERISKOPI/


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.